Ky është shteti i vetëm që ka njohur aneksimin rus të territoreve ukrainase

Aneksimi i territoreve ukrainase nga Rusia zyrtarisht nuk u prit mirë nga Perëndimi dhe u kritikua gjerësisht, por së fundmi ka gjetur mbështjetje nga vendi komunsit i Koresë së Veriut.

Referendumet simuluese të mbajtura më parë në katër rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia u mbajtën “në përputhje me Kartën e OKB-së”, tha të martën një zyrtar i lartë i Phenianit, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA.

Jo Cheol Su, drejtor i përgjithshëm për organizatat ndërkombëtare në ministrinë e jashtme të Koresë së Veriut, tha se ata mbështesin qëndrimin e qeverisë ruse për aneksimin e territoreve ukrainse dhe se do të njohin zonat si tokë ruse.

Në korrik, Koreja e Veriut u bë gjithashtu vendi i tretë në botë pas Rusisë dhe Sirisë që njohu pavarësinë e republikave separatiste pro-ruse të Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainë.

CATEGORIES
Share This