Lenjani me një gol të bukur dërgon Shqipërinë në avantazh

Shqipëria e ka zhbllokuar rezultatin ndaj Islandës që në pjesën e parë.

Kuqezinjtë luajnë për pikë të plota në sfidën e vlefshme për Grupin 2 në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe janë në rrugë të mirë për ta bërë këtë.

Ekipi i Edy Rejas e deshi më shumë golin në sfidën e zhvilluar në Arenën Kombëtare dhe ia doli të realizonte në minutën e 35-të.

Një harkim nga Myrto Uzuni e shfrytëzoi për mrekulli Ermir Lenjani duke mos i dhënë shans portierit Alex Runarsson gjatë goditjes së tij me kokë.

Shqipëria synon ta zë vendin e dytë në grup dhe në rast fitoreje do ta arrijë qëllimin./Telegrafi

https://twitter.com/sr_samuel_99/status/1574843667981996037?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1574843667981996037%7Ctwgr%5E5b530f19fe5a8ffefce30d1b7dc051443cbc60e4%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fgoditje-e-pandalshme-koke-lenjani-dergon-shqiperine-ne-pushim-avantazh%2F

CATEGORIES
Share This