![Lideri i opozitës turke i dergon mesazh serbisht mafias serbe: “Merrni paratë tuajatë pista dhe ikni nga këtu” Lideri i opozitës turke i dergon mesazh serbisht mafias serbe: “Merrni paratë tuajatë pista dhe ikni nga këtu”](https://lajmionline.net/wp-content/uploads/2022/11/ministri-turk-jpeg.jpg)
Lideri i opozitës turke i dergon mesazh serbisht mafias serbe: “Merrni paratë tuajatë pista dhe ikni nga këtu”
Mafia serbe në Turqi është kthyer në problem serioz, duke e kthyer vendin në një “çerdhe” të lultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Një javë më parë në Turqi u vra një person nga mafia serbe, ndërsa ditën e sotme u gjetën të varrosura brenda nja bahçeje 3 gra, të cilat pasi ishin torturuar janë vrarë nga grupet serbe.
Lidhur me këtë situatë të rëndë ka reaguar edhe kryetari i opozitës turke, Kemal Kılıçdaroğlu, i cili përmes një mesazhi në serbisht ju ka kërkuar mafiozëve që të largohen menjëherë nga Turqia.
![](https://reporteri.net/wp-content/uploads/2022/11/Capture-109-640x582-1.jpg)
Postimi i Kemal Kılıçdaroğlu:
I bëj thirrje karteleve; largohen nga qytetet tona. Ne do t’ju shkatërrojmë. Merr paratë e tua të pista dhe shko. Ne nuk kemi asnjë fëmijë për t’ju sakrifikuar.