Luizi dhe Kiara në nominim, revoltohet publiku nga ky vendim

Luizi dhe Kiara në nominim, revoltohet publiku nga ky vendim

Mbrëmë ishte rradha e Oltës që të ketë mundësinë të çojë në nominim 3 banorë. Kështu përflitet pasi banorja fitoi lojën e fundit nga Big Brother. Për Oltën erdhi zarfi i kuq, i cili në të tilla raste i ka dhënë mundësi banorit përkatës të çojë në nominim 3 banorë.

Tashmë ajo e ka bërë të ditur kë do të nominojë jane Luizi, Kiara dhe Bledi, Pak kohë më parë e pyetur se cilët do të ishin tre banorët që do të nxirrte në nominim, nëse do t’i vinte mundësia, pa hezituar aspak, Olta zbuloi se do të dërgonte në nominim Maestron, Kiarën dhe Luizin.

Kujtojme se dite me pare, Dea Mishel, pat nje favor ne zarfin e kuq, duke derguar ne nominim, Luizin, Kiaren dhe Efin, me c’rast doli Efi nga votat e publikut. Kiara dhe Luizi si dy të preferuarit e publikut që janë ndër të nominuarit, ka bërë që publiku të revoltohet me Oltën, duke mos e pritur aspak mirë përzgjedhjen e saj.

Ata përmes komenteve nëpër rrjete sociale kanë kaluar në fyerje e sharje për Oltën, por edhe për produksionin e Big Brother VIP Albania. Ndersa mbetet te shihet deri te marten se kush do eliminohet nga gara per cmimin e madh.

CATEGORIES
Share This