Mbretërit mposhtin Barcelonen me spektakël në “El-Classico”

Real Madridi e ka fituar “El Classicon” e parë të stinorit në La Liga kundër Barcelonës me rezultat 3:1 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

“Mbretërit” avancuan vetëm pas 12 minutave lojë kur Karim Benzema dërgoi topin në rrjetë.

Golin e dytë dhe të sigurisë për Los Blancos e shënoi Valverde në minutën e 35-të nga jashtë zonës.

Në pjesën e dytë, Real Madridi vazhdoi me lojë të mirë, por Barcelona në minutën e 82-të ia vështirësoi gjërat duke e ngushtaur avantazhin me golin e Ferran Torresit.

Megjithatë, dilemave i shuajti Rodrygo i cili u tregua i saktë nga penalltia.

Real Madridi tanimë është lider me 25 pikë, tri më shumë se Barcelona që mbetet me 22 pikë.

CATEGORIES
Share This