Mercenarë pro-rus grekë e serbë, po luftojnë dhe po vriten në Ukrainë
Shumë mercenar nga greqia dhe serbia, të cilët janë duke luftuar në anën e rusëve janë vrarë në Ukrainë.
Stefan Dimitrijeviq (1989) nga Beogradi, i njohur me pseudonimin ‘Çelavi’ Tullaci shq.) është vrarë gjatë luftimeve në Lugansk të Ukrainës.
Për vrasjen e tij ka njoftuar në rrjete sociale miku i tij, Stevan Millosheviq. Dimitrijeviqi kishte qenë vullnetar në Lugansk që nga viti 2014 dhe ishte nderuar nga Rusia për kontributin e tij.
Një mercenar tjetër nga Serbia që po lufton në krah të Rusisë në Ukrainë është edhe Dejan Vujiq.
Ai është mik i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjë që shihet edhe në një foto të përbashkët që vet Vujiqi e ka postuar në profilin e tij në Facebook.
Ai ka postuar edhe foto të tij nga Ukraina, i armatosur.
Një numër i konsiderueshëm i shtetasve të Greqisë dhe Serbisë po luftojnë në anën e rusëve në Ukrainë.
Greqia po bën përpjekje maksimale që të fshehë pjesëmarrjen e shtetasve të saj në luftën në Ukrainë, në krah të Rusisë. Qëkur nisi lufta, administrata greke e ka cituar ligjin që ndalon pjesëmarrjen e shtetasve në luftërat e huaja.
Bashkimi i mercenarëve grekë dhe serbë në konfliktin në Ukrainë ka nisur që nga viti 2014, kur Rusia pushtoi gadishullin ukrainas të Krimesë./KosovaPost