Ministri rus i mbrojtjes apel Parisit, Londrës dhe Ankarasë: “Situata në Ukrainë ka një tendencë përshkallëzimi, e cila nuk do të mund të kontrollohet!”

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu foli me telefon të dielën me ministrin francez të mbrojtjes Sebastien Lecornu dhe homologët turq dhe britanikë Hulusi Akar dhe Ben Wallace në lidhje me konfliktin në Ukrainë, tha ushtria ruse.

Kjo nuk ka ndodhur që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

Në bisedën me Lecornu, Shoigu tha se situata në Ukrainë “ka një tendencë përshkallëzimi që nuk do të mund të kontrollohet”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Ai përcolli këto mesazhe ministrit turk Akar dhe atij anglez Wallace, “shqetësimin e tij për provokimet e mundshme të Ukrainës përmes përdorimit të një ‘bombë të pistë’”, shtoi ai.

Ministri francez konfirmoi në deklaratën e tij se ata diskutuan frikën ruse nga “një sulm ukrainas me një bombë të pistë në territorin e tyre, në mënyrë që t’ia hedhin fajin Rusisë”.

Ai i kujtoi Lecornu se “Franca kundërshton çdo formë të përshkallëzimit, veçanërisht bërthamor” dhe theksoi vendosmërinë e saj për “të kontribuar në një zgjidhje paqësore të konfliktit së bashku me aleatët”.

Të premten, Shoigu foli në telefon me homologun e tij amerikan Lloyd Austin, për herë të dytë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Ata diskutuan situatën në Ukrainë, lajmi u konfirmuar nga Moska dhe Uashingtoni.

Shoigu foli me kolegët e tij në një kohë kur Rusia po përballet me një kundërofensivë të madhe ukrainase dhe pretendon se disa rajone ruse përgjatë kufirit janë të ekspozuar ndaj granatimeve “më të forta” të Ukrainës.

CATEGORIES
Share This