Momentet e fundit të ‘Moskva’. Regjistrimi audio zbulon ekuipazhin, bëhet thirrje për ndihmë (Video)

Një regjistrim audio që tregon një anëtar të ekuipazhit të anijes ruse Moskva që duket se është në panik dhe bën thirrje për ndihmë përpara se anija luftarake të fundoset tashmë është bërë virale.

Sipas Daily Mail, Ushtria ukrainase pretendon se ky regjistrim është para mbytjes së anijes 12,490 tonësh,në Detin e Zi. Anëtari i ekuipazhit dëgjohet në regjistrim duke thënë se anija është goditur dy herë dhe tani ajo po anon anash. Rusia ka pretenduar më parë se anija u mbyt më 14 prill pas një shpërthimi municioni në bord. Shefi i Flotës së kryqëzorit admirali Igor Osipov, nuk është parë i gjallë që nga fundosja e Moskës dhe Kremlini mohon se ai ka vdekur në bord.

“Komunikimi me urën është ndërprerë, ka heshtje. Po shkon anash, po anohet. Pjerrësia është 30 gradë. Po shkon anash.Nuk ka asnjë mënyrë për të lëvizur. Ne do të përpiqemi të bëjmë një shpëtim të ekuipazhit,” tha anëtari i ekuipazhit.

Është raportuar gjithashtu se SHBA-ja se ka ndihmuar Ukrainën në fundosjen e Moskva. Një zyrtar amerikan tha se SHBA ndanë me inteligjencën ukrainase koordinatat e vendndodhjes së kryqëzorit të raketave ruse, por nuk e dinin se Ukraina kishte planifikuar të godiste Moskva.

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus ( )