Momenti magjepsës kur Dubai u ‘zhdukët’ në vetëm pak sekonda (Video)

Pavarësisht nga reshjet e dendura të shiut në pesë nga shtatë Emiratet që përbëjnë Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), një stuhi rëre shpërtheu në të gjithë Emiratet e Bashkuara Arabe të dielën.

Zyrtarët shëndetësorë kanë porositur qytetarët që të mbajnë maska ​​mbrojtëse në fytyrë dhe të qëndrojnë larg rërës dhe pluhurit. Qendra Kombëtare për Meteorologjinë e Emirateve të Bashkuara Arabe (NCM) ka lëshuar paralajmërime të kuqe për pjesë të caktuara të vendit.

Policia ka paralajmëruar të gjithë që të vozisin me kujdes.

Një shofer tha se mezi i shihte semaforët.

Disa avionë u devijuan në aeroporte të tjera për shkak të shikueshmërisë së dobët. Sipas të dhënave të NCM, dukshmëria mbi aeroportet ndërkombëtare të Abu Dhabi dhe Dubai ra në më pak se 500 metra. Dhjetë avionë që supozohej të uleshin në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait u devijuan drejt aeroportit qendror të Dubait dhe aeroporteve të tjera aty pranë.

CATEGORIES
Share This