“Mua ma sugjeruan shokët, unë ja u sugjeroj të tjerëve”, si krijohet rrjeti i konsumatorëve të narkotikëve tek të miturit

Kjo është deklarata tronditëse që ka dhënë një 20-vjecar për emisionin “Vetting”. Ai tregon se konsumimin e hashashit në fillim e ka nisur pasi ja kanë sugjeruar shokët si diçka të mirë.

Në fillim ai thotë se e ka pirë me doza të vogla dhe më pas i ka shtuar. Siç dëshmon i riu në video, një bashkëmoshatar e ka joshur në fillim për të tymosur një cigare hashash kur ishte në moshën 14 vjeç.

Më pas ia ka sugjeruar një tjetër bashkëmoshatari dhe kështu krijohet rrjeti i frikshëm i konsumatorëve të lëndëve narkotike ndër minoren. Është një kambanë alarmi që mesa duket askush nuk po e dëgjon.

“E kam pirë në fillim ma kanë sugjeruar disa shokë pastaj jam marrë me shpërndarje me gjëra. E porosisin të tjerët dhe transportin. E mbaj mend shumë turbullt në lagje me çunat se dija ca ishte, më pëlqeu edhe e kam pirë vazhdimisht pastaj. Më thanë shokët që është kënaqësi, pije se të bën mirë edhe kështu gjërash. Gjithmonë kam pirë vetëm hashash, me të jam marrë. Ma kanë shpjeguar si një super adrenalinë, më kanë thënë të bën mirë nuk të dëmton. Më pas vazhduan duke u shtuar dozat edhe nuk na dilnin lekët, pastaj edhe filluam duke e shitur dhe duke gjetur shoqëri, duke ja shitur shokëve edhe të huajve ju kemi shitur shumë, ku të gjenim pastaj”.

CATEGORIES
Share This