Musli thotë se në komunën e Bujanocit deri më tash janë regjistruar mbi 15.000 shqiptar
Zëvendëskryetari i Komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu, ka bërë me dije se shqiptarët po i përgjigjen pozitivisht regjistrimit të popullsisë.
Musliu në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se sipas të dhënave jozyrtare nga terreni, vetëm në komunën e Bujanocit deri me tani janë regjistruar mbi 15.000 shqiptarë.
“Shqiptarët e vendit tonë po i përgjigjen pozitivisht dhe masivisht regjistrimit, e kjo po na jep motiv për të punuar më shumë për vendin e tokën tonë. Sipas të dhënave jozyrtare nga terreni, vetëm në komunën e Bujanocit me krenari janë regjistruar mbi 15.000 shqiptarë. Deri në ditën e fundit do të presim rezultatet finale”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Musliut, pa ndërhyrje:
Shqiptarët e vendit tonë po i përgjigjen pozitivisht dhe masivisht regjistrimit, e kjo po na jep motiv për të punuar më shumë për vendin e tokën tonë.
Sipas të dhënave jozyrtare nga terreni, vetëm në komunën e Bujanocit me krenari janë regjistruar mbi 15.000 shqiptarë.
Deri në ditën e fundit do të presim rezultatet finale.
Regjistrohuni