NATO i përgjigjet fuqishëm Rusisë, dyfishon anijet dhe bën gati armët bërthamore afër kufinjëve të Rusisë

NATO ka rritur përgatitjet bërthamore duke paralajmëruar kundër përdorimit të armëveshkatërruese pasi Rusia pësoi një sërë humbjesh në fushën e betejës.

Kërcënimet e përsëritura nga brenda Rusisë se armët bërthamore mund të përdoren kanë ngjallur frikë në Perëndim.

Numri i luftanijeve të NATO-s në Detin e Veriut është dyfishuar në 30 me fokus në infrastrukturën kryesore pas sulmeve të fundit të dyshuara në tubacionet jetike të gazit.

Mbetet e paqartë se kush ishte pas shpërthimeve muajin e kaluar që prekën tubacionet e gazit nën Detin Baltik. Moska ka mohuar çdo përfshirje dhe ka drejtuar gishtin nga Shtetet e Bashkuara.

Fatmirësisht NATO nuk ka vënë re ndonjë ndryshim në qëndrimin bërthamor të Rusisë pas kërcënimeve, u tha gazetarëve të martën Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg në Bruksel.

Stoltenberg tha gjithashtu se aleatët e NATO-s do të përballonin çdo sulm ndaj infrastrukturës kritike me një “përgjigje të bashkuar dhe të vendosur”.

Aleanca do të vazhdojë me stërvitjen e saj vjetore të gatishmërisë bërthamore “Steadfast Noon” javën e ardhshme, në të cilën forcat ajrore të NATO-s praktikojnë përdorimin e bombave bërthamore të SHBA me bazë në Evropë me fluturime stërvitore.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u ka bërë thirrje liderëve të grupit të shtatë vendeve për më shumë aftësi të mbrojtjes ajrore pas një sërë sulmesh me raketa në qytetet ukrainase.

CATEGORIES
Share This