Në këtë shtet europian rusët priten me himnin ukrainas, ata thojnë: “Jo të gjithë ne jemi me Putinin..”
Një turmë njerëzish mblidhet në qytetin lindor finlandez të Imatra në një urë me pamje nga kanionet e Imatrankoskit, një nga atraksionet natyrore më të njohura të vendit nordik.
Në të njëjtën kohë çdo ditë, diga pothuajse shekullore e lumit hapet dhe uji vërshon nën urë, nën tingujt e muzikës së kompozitorit finlandez Jean Sibelius.
Është një atraksion shumë popullor veçanërisht për turistët rusë. Edhe Katerina e Madhe, Perandoresha e Rusisë, vizitoi Imatrankoski në 1772.
Por që nga fundi i korrikut, qyteti i Imatrës e ka nisur shfaqjen duke luajtur himnin kombëtar të Ukrainës, për të protestuar kundër pushtimit rus.
Finlanda, e cila ndan 1,300 kilometra kufirin lindor me Rusinë, po përgatitet gjithashtu të kufizojë vizat turistike të lëshuara për rusët. Turistët rus thonë se e kuptojnë vendimin
“Kjo është e keqe për rusët që e duan Finlandën. Por ne e kuptojmë qeverinë e Finlandës. Jo të gjithë rusët janë për Putinin. Qeveria dhe të gjithë njerëzit duhet ta kuptojnë këtë.”