Në Seria A Juventusi ndalet në shtëpi nga Bologna, i largohet edhe më tej titullit kampion

Juventusi është ndalur në shtëpi në barazim 1-1 nga Bologna në një ndeshje tejet interesante.

Pjesa e parë përkundër rasteve të shumta nuk prodhoi gola dhe përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të pastër 0-0.

Pjesa e dytë nisi për mrekulli për skuadrën mysafire e cila e gjeti golin e epërsisë.

Ishte sulmuesi austriak Marko Arnautovic që arriti ta kaloj edhe portieri Sczesny për të dërguar topin në rrjetë për 0-1.

Që nga ai moment, Bologna u mbroj, derisa Juventusi i tëri u hodh në sulm.

Në minutën e 84-të, mbrojtësi Soumaoro u ndëshkua me karton të kuq pasi ishte i fundit dhe ndali Alvaro Moratan, derisa gjyqtari ndëshkoi me të kuq edhe Gary Medel pas protestave të mëdha.

Juve vazhdoi të sulmonte me ngulm, derisa në minutën e 94-të gjetën golin e barazimit.

Alvaro Morata goditi bukur me kthim, derisa topin në rrjetë e dërgoi Dusan Vlahovic për 1-1.

Përkundër barazimit, Juventus mbetet në vendin e katërt në tabelë me 63 pikë, derisa Bologna është e 13-ta me 38 pikë.

Ndeshjen e ardhshme Juventusin e pret një duel shumë i vështirë, pasi përballet me Sassuolon në udhëtim, derisa Bologna pret Udinesen. /Telegrafi

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus ( )