Operatorët e dronëve në ushtrinë ukrainase, duket se janë specializuar në shkatërrimin e tankeve dhe mjeteve tjera të blinduara të rusëve.
Çdo ditë publikohen pamje ku nga dronët sulmohen rusët në fushëbetejë, ku si rezultat e pësojnë keq njësi të tëra të Kremlinit, transmeton Telegrafi.
E rasti më i fundit ka ndodhur në rajonin e Mykolaivit, ku nga ajri është filmuar me dron momenti kur bomba bie mbi tankun T-72, të cilin e hedhë në erë.
Fillimisht droni e vëzhgon dhe analizon në detaje tankun që ishte parkuar nën pemë, duke menduar se mund t’i shmangen ukrainasve.
Më pas i afrohet dhe nga droni hidhet bomba e cila pasi prek mbi tank, e hedhë në erë – madje copëzat e tankut shihen duke fluturuar.
Nga ky shpërthim masiv krijohet një top i zjarrtë dhe shihen pasojat e këtij sulmi, ku tanku shkatërrohet plotësisht. /Telegrafi/