Pamje poshtëruese të forcave ruse, trenat bartin pajisje të shkatërruara ushtarake (Video)

Rusia po vazhdon humbjet e njëpasnjëshme në Ukrainë pas nisjes së pushtimit më 24 shkurt.

Pamje poshtëruese kanë filluar të qarkullojnë në rrjetet sociale teksa shihen pajisje të shkatërruara ushtarake.

Mediumi NEXTA ka publikuar një video të një tren me pajisje ushtarake të shkatërruara në qytetin e Chelyabinsk.

Në fakt, në Twitter shihen disa tanke të demoluara gjersa barten me trena të mallrave.

Kujtojmë se presidenti rus, Vladimir Putin ka kërkuar që forcave ukrainase t’i shtohen edhe mbi 300 mijë ushtarë që janë pjesë e rezervistëve pas dështimit në shtetin ukrainas.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale./Telegrafi

CATEGORIES
Share This