‘Pë*dhunoji ukrainaset, vetëm përdor masa mbrojtëse’! Publikohet audiopërgjimi shokues, kush është gruaja që i ‘jep leje’ burrit

Mediat kanë publikuar një audio përgjim të një çfti rus ku tregohet qartë se forcat ushtarake ruse kanë përdhunuar gratë ukrainase.

Çifti i identifikuar si Roman Bykovsky dhe gruaja e tij Olga Bykovskaya komunikojnë me njëri-tjetrin ndërsa gruaja thotë mund të përdhunosh ukrainaset, por me masa mbrojtëse.

Dëgjohet zëri i një gruaje, që besohet të jetë Olga Bykovskaya: ‘Pra, po, bëje atje’, thotë ajo.

Më pas bëhet e qartë se për çfarë është dakord ajo. ‘Gratë ukrainase atje. Përdhunoi ato. Po”.

“Mos më thuaj asgjë, kuptove”, shton ajo me një të qeshur të turpshme.

Më pas dëgjohet zëri i një burri që besohet se është i Roman Bykovskit.

“Uh-huh,” thotë ai. “Kështu që të përdhunoj dhe të mos të them asgjë”, pyet ai, duke sqaruar se gruaja po i jep leje.

“Po, që të mos dija asgjë”, thotë zëri i gruas, para se të dy të dëgjohen të qeshin këtë herë.

“Pse pyet?” shton ajo.

“A mundem me të vërtetë?”-e pyet ai përsëri.

“Po, të lejoj,”-thotë ajo duke qeshur. “Thjesht përdor mbrojtje”, shton ajo.

Burri përgjigjet përsëri: “Ok”.

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus ( )