Policët sulmojnë seksualisht vajzat gjatë arrestimit – pamjet shkaktojnë zemërim në Iran

Një video e policëve iranianë që sulmojnë seksualisht protestuesit gra ndërsa përpiqeshin t’i arrestonin në mes të ditës ka shkaktuar zemërim në mediat sociale.

Përdoruesit shprehën zemërimin e tyre dhe shumë kërkuan “drejtësi” dhe dorëheqjen e shefit të policisë.

Disa përdorues pro-qeveritar dënuan gjithashtu autorët, raporton bbc në gjuhën arabe.

https://twitter.com/MarcelRincevent/status/1580971620243423233?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1580971620243423233%7Ctwgr%5Eef5e7c9d2937385d6eabbc5178edb8c9c0fa2cbc%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpolicet-sulmojne-seksualisht-vajzat-gjate-arrestimit-pamjet-shkaktojne-zemerim-ne-iran%2F

Pavarësisht bllokimit të disa mjeteve të mediave sociale, iranianët ende arrijnë të ndajnë pamjet nga protestat.

Vendi është tronditur nga trazirat më intensive në dekadat e fundit pas shkeljeve të vazhdueshme të drejtave të njeriut.

Protestat shpërthyen muajin e kaluar kur zemërimi “vloi” për vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgim nga policia.

Zyrtarët thonë se ajo vdiq për shkak të gjendjes së saj mjekësore, por familja e saj thotë se ajo vdiq pasi u rrah nga policia e moralit shkaku që nuk kishte mbuluar fytyrën duke ecur në rrugë./Telegrafi

CATEGORIES
Share This