Rusi ‘përshëndeti me gishtin e mesëm’ dronin ukrainas, ia kthyen me bomba
Në një xhirim të çuditshëm nga lufta në Ukrainë që doli të dielën shihet si një dron ukrainas po përgjonte një njësit prej 6 ushtarësh rus. Njëri nga ta vendosi që të shahet me ukrainasit duke iu treguar gishtin e mesëm. Bombat ishin përgjigja e ukrainasve ndaj tyre.
Në një xhirim prej 90 sekondash që u publikua të dielën shihet si nga droni rus kamera po fokusohej tek njësiti rus që po rrinin përreth automjetit luftarak rus BTR-82A, njëri prej tyre kthen kokën lartë dhe e drejton gishtin e mesit ndaj dronit.
Derisa kamera largohet nga vendi droni lëshon bombat në pozicionin e tyre duke e shkatërruar.
#Ukraine: Ukrainian forces in the East, using drone-dropped munitions, managed to destroy a Russian BTR-82A APC concealed next to buildings. pic.twitter.com/hLH31UPgsG
— 🇺🇦 Ukraine Weapons Tracker (@UAWeapons) May 29, 2022
Rusia sipas të dhënave të ukrainasve ka humbur mbi 30 mijë ushtarë në invadimin e tyre deri tani e që nisi në fund të muajit shkurt. Sipas ukrainasve ata kanë shkatërruar 207 aeroplanë, 174 hellikopterë, 1330 tank, 628 artileri dhe më shumë se 3 mijë automjete të blinduara.
Beteja më e ashpër po zhvillohet në lindje tani përreth dhe brenda qytetit Severdonetsk dhe në jug ku ukrainasit kanë nisur ofensivë për të çliruar qytetin Kherson.