Serbia voton përsëri kundër Rusisë në OKB

Në “serinë” e saj minimale të qëndrimeve kundërshtuese ndaj Rusisë, kësaj radhe Serbia doli kundër propozimit të Moskës që votimi në OKB “pro ose kundër” aneksimit të dhunshëm dhe të jashtëligjshëm të territoreve ukainase nga Rusia, të jetë me vota të fshehura, raportoi Euronews në gjuhën serbe.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të BashSerbia voton përsëri kundër Rusisë në OKBkuara votoi kundër këtij propozimi të Federatës Ruse, dhe Serbia ishte në mesim e votuesve “kundër” propozimit rus dhe kërkoi që votimi të jetë publik.

Me 107 vota “për” u votua draft-rezoluta për dënimin “të ashtuquajturave referendume” të cilat nga shumica dërrmuese e kombeve u quajtën të paligjshme si dhe u dënuan përpjekjet për aneksimin e dhunshëm rus të territoreve të Ukrainës.

Diplomatë ndërkombëtar janë shprehur që këto rezoluta do të diskutohen të mërkurën dhe të enjten.

Propozimi për mbajtjen e një votimi publik u bë nga Shqipëria dhe vetëm 13 vende kundërshtuan mbajtjen e votimit publik për projekt-rezolutën, 39 vende abstenuan dhe vendet e mbetura, përfshirë Rusinë dhe Kinën, nuk votuan.

Rusia argumentoi se lobimi perëndimor nënkuptonte se “mund të ishte shumë e vështirë nëse pikëpamjet shpreheshin publikisht”. Gjatë seancës, ambasadori rus në OKB Vasiliy Nebenzya vuri në dyshim përpjekjen për të dënuar Moskën, raporton Reporteri.net.

“Çfarë ka të bëjë kjo me paqen dhe sigurinë apo përpjekjen për të zgjidhur konfliktin?” tha ai, duke e përshkruar atë si “një hap tjetër drejt ndarjes dhe përshkallëzimit, për të cilin jam i sigurt se nuk është diçka që shumica absolute e shteteve në këtë dhomë ka nevojë”.

Vendet perëndimore kanë përgatitur për miratim në Asamblenë e Përgjithshme një rezolutë që nuk njeh referendumet dhe u bën thirrje të gjitha vendeve, organizatave ndërkombëtare dhe strukturave të specializuara që të mos njohin ndryshimin e statusit të rajoneve Lugansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporozhye të Ukrainës.

CATEGORIES
Share This