Sërish përgjaken rrugët e Kroacisë! Aksidentohet autobusi së paku 11 veta dhe disa të lënduar rëndë

Një aksident tragjik ka ndodhur në një autostradë në Kroaci, ku një autobus me targa polake ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë vdekur së paku 11 persona, raporton Dnevnik.

Nuk dihet ende sa persona ndodheshin në autobus. Nga Policia kanë deklaruar se ka edhe të lënduar rëndë.

“Sipas informacioneve të deritanishme, në aksident trafiku kanë humbur jetën disa persona dhe një numër i madh janë lënduar rëndë. Përveç policëve të UP-së së Varazhdinit dhe UP-së së Zagrebit, disa ekipe të Institutit për Mjekësi Emergjente nga Qarku i Varazhdinit dhe Zagrebi, si dhe disa ekipe të zjarrfikësve, janë angazhuar në vendngjarje nga të dy qarqet”, thuhet në njoftimin e policisë.

CATEGORIES
Share This