Shokon Olga Skabeyeva ose “Kukulla e Hekurt e Putinit”: “Duhet të kishim hedhur bombën në funeralin e Mbretëreshës, t’i vrisnim të gjithë”
Në një emision televiziv rus u tha se Vladimir Putin duhet të kishte hedhur bombën gjatë funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II, pasi aty ishin mbledhur bashkë të gjithë liderët perëndimorë.
Këtë deklaratë e bëri Olga Skabeyeva, që njihet ndryshe “Kukulla e Hekurt e Putinit”, kur në studio u hodh pyetja se kur është koha e duhur për Rusinë që të përdorë bombën bërthamore.
“Duhet ta kishim hedhur sot, pasi të gjithë njerëzit që duhen bombarduar ishin në Angli, për funeralin”, tha Skabeyeva, e cila, duke qeshur, shtoi: “Më fal, o Zot”.