“Shqiptari” Abazoviq e quan legjendë e gjigand sportistin nacionalist, që vazhdimisht thotë “Kosova është Serbi”

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka publikuar në llogarinë e tij një fotografi së bashku me tenistin e njohur serb, Novak Gjokoviq.

Gjokoviq është i njohur për thekset nacionaliste, që nuk heziton t’i shfaqë edhe në sportin profesionist. Ai shpeshherë ka thënë se “Kosova është Serbi”, përkundër realitetit dydekadësh çlirimi e pavarësie të Kosovës.

“Një takim me legjendën botërore të sportit Novak Gjokoviq, sot në panairin e verë”, ka shkruar Abazoviq.

Ndryshe, sot në Beograd ka nisur panairi i verës “Wine Vision by Open Balkan”, që do të mbahet deri më 4 shtator.

Panairi mbledh më të mirët në prodhimin e verërave më të mira, vreshtarëve, mjeshtreve të qilarëve, enologëve, somelierëve dhe tregtarëve të verërave, si dhe ekspozues të verës nga disa prej kantinave më të famshme në botë dhe synon të promovojë Ballkanin si destinacion turistik.

Pjesë e panairit ishte edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama. /Express

CATEGORIES
Share This