Skena dramatike nga Kievi: Vajza regjistroi momentin kur i bie raketa afër, një burrë i shpëtoi vdekjes për pak në urë

Një seri shpërthimesh mëngjesin e sotëm tronditën banorët e Kievit.

“Disa shpërthime u regjistruan në lagjen Ševčenko – në qendër të kryeqytetit,” shkroi kryebashkiaku Vitalij Klitschko në Telegram rreth orës 8:30 të mëngjesit .

Menjëherë pas kësaj, në rrjetet sociale u publikuan video gjatë sulmit me raketa në qendër të Kievit.

Në video shihet një e re teksa flet me kamerën në telefonin e saj dhe duket sikur sapo ishte dëshmitare e shpërthimit.

https://twitter.com/TpyxaNews/status/1579355217266900992?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1579355217266900992%7Ctwgr%5E13742ff04bf628233ebba01fd4790f930b2e3173%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fd-35151839761334966599.ampproject.net%2F2209142312000%2Fframe.html

Pak çaste më vonë, ne mund të shohim qartë një tjetër raketë që kalon mbi kokën e saj. Më pas ajo u përkul dhe vrapoi për t’u mbrojtur.

Një tjetër video e sulmit në Kiev u shfaq në rrjetet sociale. Një burrë mund të shihet duke kaluar urën pranë Harkut të Triomfit të Kievit ashtu si një predhë bie vetëm disa metra para tij.

Policia e Kievit pretendon se deri më tani të paktën pesë persona janë vrarë dhe 12 të plagosur në sulmin në kryeqytetin e Ukrainës.

CATEGORIES
Share This