Suedia zotohet para Erdoganit në Ankara se do t’a zbatoj plotësisht memorandumin trepalësh

Suedia zotohet para Erdoganit në Ankara se do t’a zbatoj plotësisht memorandumin trepalësh

Kryeministri Kristersson, nga ana e tij, tha se Suedia do të “zbatojë plotësisht” memorandumin trepalësh të nënshkruar në muajin qershor midis Suedisë, Turkisë dhe Finlandës.

Duke theksuar se pati një takim “pozitiv” me presidentin Erdoğan, kryeministri suedez tha se Stokholmi e kupton se Ankaraja po lufton kundër grupit terrorist PKK dhe se dëshiron të ndihmojë në këtë luftë.

“Ne do të ndërmarrim hapa të mëdha drejt fundit të këtij viti dhe në fillim të vitit të ardhshëm, veçanërisht në fushën e legjislacionit kundër terrorizmit”, tha Kristersson, duke shtuar se vendi i tij do ta marrë “seriozisht” çdo kërcënim kundër Suedisë dhe Türkiyes.

Ai gjithashtu theksoi se ka “potencial të madh në marrëdhëniet tona me Türkiyen” dhe tha se të dy vendet “mund të bëjnë shumë në tregti dhe turizëm”.

PKK-ja renditet si një organizatë terroriste nga Türkiye, Bashkimi Evropian (BE) dhe SHBA-ja, si dhe është përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

Marrëveshja trepalëshe që Türkiye, Suedia dhe Finlanda nënshkruan në muajin qershor përcakton se Finlanda dhe Suedia nuk do të ofrojnë mbështetje për YPG/PYD-në, degën siriane të PKK-së, si dhe për FETO-n. Marrëveshja gjithashtu tha se Ankaraja i jep mbështetje të plotë Finlandës dhe Suedisë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së tyre kombëtare.

Të 30 aleatët e NATO-s duhet të miratojnë çdo zgjerim të bllokut të aleancës.

CATEGORIES
Share This