Sulmohet për herë të dytë fizikisht gazetari Valon Syla

Sulmohet për herë të dytë fizikisht gazetari Valon Syla

Gazetari dhe analisti, Valon Syla është sulmuar sonte nga tre persona.

Syla ka pësuar lëndime të lehta në kokë.

I njëjti pohoi se rastin e ka denioncuar në polici.

“Po ishin tre persona që më sulmuan. Rasti tashmë është në polici dhe po presim që të zbardhen detajet e tjera.

“Me shëndet jam mirë, nuk kam marrë lëndime të rënda”, tha Syla për Insajderin.

Ndërkaq, lidhur me rastin Telegrafi ka kontaktuar policinë, por nuk ka marrë përgjigje.

Syla është sulmuar në lagjen Bregu i Diellit, ndërkaq ka marrë tretman mjekësor në QKUK.

Foto nga vendi i ngjarjes/Bregu Diellit

CATEGORIES
Share This