Të paktën 11 të vdekur nga të shtënat në një objekt ushtarak në Rusinë perëndimore

Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmon të paktën 11 të vdekur, duke përfshirë të dy sulmuesit dhe 15 të plagosur në një terren trajnimi për ushtarët.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë vendase, duke cituar njoftimin zyrtar paraprak.

Të paktën dy persona të armatosur hapën zjarr në një terren trajnimi për ushtarët në Rusinë perëndimore, sipas kanaleve lokale të lajmeve.

Ka raporte për viktima të shumta në atë që zyrtarët e quajnë një “akt terrorist”.

Incidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje kur u raportuan të shtëna me armë zjarri në një terren stërvitor në Soloti, një komunitet i vogël pranë kufirit me Ukrainën, rreth 105 kilometra në lindje të Belgorod-it.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë konfirmoi se dy shtetas të një vendi të CIS-it kishin kryer një “akt terrorist” në rajon, por detaje të mëtejshme nuk u dhanë.

CIS i referohet Komonuelthit të Shteteve të Pavarura, i cili përfshin Rusinë, Taxhikistanin, Kazakistanin, Bjellorusinë dhe disa vende të tjera.

Kanalet lokale të lajmeve raportuan se më shumë se një duzinë njerëz u vranë, megjithëse ky informacion nuk është konfirmuar.

CATEGORIES
Share This