Tensionohet situata Tajvan – Kinë! Tajvani qëllon një dron kinez mbi ishullin periferik

Tajvani ka qëlluar dronin kinez, i cili është parë të ketë lëvizur pranë ishullit të martën, shkroi Reuters.

Këto të shtëna në drejtim të këtij droni, janë cilësuar si paralajmërim pasi presidentja Tsai Ing-wen, deklaroi se ka urdhëruar ushtrinë tajvaneze të merrte kundërmasa të forta kundër atyre që ajo i quajti provokime kineze.

Këto kanë qenë të shtënat e para paralajmëruese që kur është shtuar tensioni midis Kinës dhe Tajvanit, vendit që Pekini e sheh si territor të tij.

Sipas një zëdhënësi ushtarak, droni i qëlluar është kthyer në Kinë.

Tajvani është ankuar për dronët kinezë që fluturojnë në mënyrë të përsëritur shumë afër grupeve të vogla të ishujve që ajo kontrollon pranë bregut të Kinës, së fundmi nga ishujt Kinmen, si pjesë e stërvitjeve ushtarake nga Pekini.

Kina ka kryer stërvitjet rreth ishullit pas një vizite të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi këtë muaj.

CATEGORIES
Share This