Ukraina fillon fuqishëm kundërofensivën në Kherson

Kievi zyrtar ka nisur një kundërofensivë në qytetin e Khersonit, për të sprapsur uzurpatorin rus nga pjesa e rajonit, në të cilin u vunë themelet e para të Forcave të Armatosura të Moskës pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.

Lajmi është bërë fillimisht me dije nga mediat ukrainase, të cilat po e ndjekin aksionin me imtësi, për të parë nëse ka shanse të rimarrjes së qytetit nga Kievi.

Më 20 gusht, shpërthime të shumta do të dëgjoheshin në zonën e Chornobaivka, në rajonin e Khersonit, Ukrainë.

Sipas raportimeve, ishin pikërisht ukrainasit, ata të cilët po godisnin disa shënjestra ruse.

Akoma më herët ndërkaq, më 27 korrik, një urë kyçe për forcat ruse u shkatërrua në qytetin jugor, duke i shkaktuar një dëm kolateral të madh Ushtrisë së Moskës.

E gjithë kjo, bashkuar me faktin se disa zona të Crimea-s, të cilat gjenden pranë, përfshi bazën ajrore të aviacionit rus aty, u sulmuan dhe avionë të shumtë luftarakë e rrugë ose ura u shkatërruan.

Qëllimi për çlirimin e Khersonit është bërë me dije që prej 24 korrikut nga autoritetet ukrainase, sipas zyrtarëve të lartë në rajon.

Një pikë kthese është kërkuar shpesh dhe tashmë duket se koha ka ardhur.

CATEGORIES
Share This