Ukraina këngë për Nënë Terezën në Eurovision 2024

Ukraina këngë për Nënë Terezën në Eurovision 2024

Një lajm intersant vjen nga Ukraina, këngëtaret ukrainase Jerry Heil dhe alyona alyona do të përfaqësojn Ukraininën në Eurovision 2024.

Kënga titullohet “Teresa & Maria” që i kushtohet dy grave më të famshme në botë: Nënë Terza dhe Maria, nëna e Krishtit.

Vetë këngëtaret shpjeguan se kuptimi i këngës është se njerëzit e shenjtë kanë lindur dikur si njerëz të zakonshëm dhe të gjithë kanë mundësinë të arrijnë lartësi joreale. Sot në Instagramin e artistëve është shfaqur një video me reagimet e të huajve për këtë këngë, ja çfarë thonë ata:

“Zot, çfarë gjuhe e bukur ukrainase”;

“Kjo këngë mund të jetë e madhe në Shtetet e Bashkuara! Prodhim fantastik!”;

“Uau, kjo është një këngë për Virgjëreshën!”;

“Biti është shumë i fuqishëm, apo jo?”

“Më pëlqen melodia.”

CATEGORIES
Share This