Ukraina rrethon forcat ruse në Lyman, e që konsiderohet një bastion kritik për Moskën

Ukraina ka rrethuar forcat ruse rreth një bastioni që është kritik për Moskën, në një operacion që është ende në proces në qytetin lindor Lyman, i cili gjendet në veri te Donetskut, regjion tashmë i aneksuar nga Rusia, , tha të shtunën një zëdhënës ushtarak ukrainas, shkruan skynews.

Serhii Cherevatyi tha se forcat ukrainase kanë rrethuar qytetin, i cili ka shërbyer për muaj të tërë si një qendër logjistike dhe transporti për operacionet ruse në veri të rajonit.

Sipas Cherevatyi, zëdhënës i forcave lindore të Ukrainës, ndodhen rreth  5,000 dhe 5,500 trupa ruse në zonën e Lyman. Nëse forcat ukrainase marrin në kontroll Lymanin, do të ishte fitorja e tyre më e madhe që nga marrja në kontroll e Kharkiv muajin e kaluar.

Cherevati tha se operacioni ukrainas rreth Lyman do të lejonte forcat e Kievit të lëvizin më tej drejt rajonit të Luhanskut.

CATEGORIES
Share This