Ushtarët rusë dhe amerikanë u takuan aksidentalisht në Siri, çfarë ndodhi më pas?

Patrullat e ushtarëve nga kolona ruse dhe homologët e tyre amerikanë u takuan në një fushë nafte pranë qytetit sirian të Al Qahtania, në verilindje të provincës Hasaka, pranë kufirit me Turqinë.

Fotot e publikuara nga AFP tregojnë ushtarët duke përshëndetur, shtrënguar duart dhe fotografuar së bashku gjatë takimit pranë kufirit turk.

“Business Insider” kujton se në një takim të ngjashëm në vitin 2020, ushtarët rusë i detyruan ushtarët amerikanë të largoheshin nga rruga. Gjegjësisht, dy vite më parë, kur dy patrulla u takuan në verilindje të Sirisë, pati një përplasje të automjeteve të blinduara, gjatë së cilës u plagosën katër ushtarë amerikanë dhe administrata e presidentit të atëhershëm Donald Trump i akuzoi rusët për veprime “joprofesionale”.

Javën e kaluar, të dy ushtritë u takuan përsëri rreth një orë me makinë nga vendi i incidentit të vitit 2020. Por tani, në vend të një ndërveprimi armiqësor mes dy fuqive bërthamore, pati buzëqeshje, shtrëngime duarsh dhe foto në grup, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Disa nga fotot, të marra nga korrespondenti i AFP, Delil Suleiman, tregojnë automjete ruse me shenjat “Z” që shihen edhe në automjetet e tyre të blinduara gjatë pushtimit të Ukrainës.

SHBA dhe Rusia duket se kanë lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre në Siri, ku Kremlini mbështet presidentin sirian Bashar al-Assad dhe Uashingtoni mbështet një milici kurde që ka luftuar Shtetin Islamik dhe ka krijuar një rajon autonom de fakto pranë kufirit turk. /Reporteri.net

CATEGORIES
Share This