Usyk konfirmohet kampion bote, mposht për herë të dyte Anthony Joshuan (Video)

Oleksandr Usyk e ka mposhtur për herë të dytë Anthony Joshuan, duke i mbrojtur kështu titujt e botës në peshën e rëndë në boks profesionist në versionet WBA, IBF, WBO dhe IBO.

Sikur në meçin e parë në Londër, edhe kësaj radhe lëvizjet dhe teknika e Usykut nuk gjetën përgjigje nga Joshua.

Meçi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Jeddah të Arabisë Saudite përfundoi me fitore me pikë për Usykun, me vendim të ndarë.

Derisa Joshua mbajti mesin e ringut dhe përqendrohej në goditje të fuqishme, kryesisht në trup. Usyk dha dukshëm më tepër goditje dhe lëvizte vazhdimisht nëpër ring.

https://twitter.com/IbFiner/status/1561128462378831882?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1561128462378831882%7Ctwgr%5E66ce03511b30d8008f7c7977e9551510ef9f9ec2%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fusyk-mbetet-kampion-mposht-per-te-dyte-joshuan%2F

Joshua rundin më të mirë e pati rundin e nëntë kur e vuri në vështirësi ukrainasin Usyk.

Mirëpo, në rundin e dhjetë Usyk u kundërpërgjigj dhe i dha goditje të shumta britanikut.

Për Usykun është fitorja e 20-të në boksin profesionist nga po aq meçe, ndërsa Joshua ka pësuar humbjen e tretë në karrierën si profesionist, karshi 24 fitoreve.

Joshua për revanshin me Usykun kishte ndërruar stafin e trajnerëve, por nuk arriti të përballonte ukrainasin. /Telegrafi

CATEGORIES
Share This