Vuçiç i përgjigjet diplomatit gjerman që tha se nuk do të ketë ‘Republika serbska” në Kosovë: “Nuk do të ketë një Kosovë të pavarur siç e planifikon Berlini..”

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, njihet për qëndrimin e tij kundër Kosovës. Në deklaratat e tij të shpeshta ai ka ripërsëritur se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës sa kohë të jetë president.

Sëfundmi Vuçiç i përgjigjur edhe të dërguarit gjerman në Këshillin  e Ministrave, Manuel Saraçin se nuk do të ketë Kosovë të pavarur ashtu siç e planifikon Berlini.

Kujtojmë se më herët diplomati gjerman deklaroi se nuk do të lejohet krijimi i një “Republika Srpska e re”.

“Mund t’i them nuk do të ketë as një Kosovë të pavarur siç e planifikoni ju”, tha Vuçiç në Sofje.

I ndalur tek sanksionet ndaj Rusisë, presidenti serb e tha qartë se Beogradi nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë sepse sipas tij, ajo po lufton për politikën e saj.

CATEGORIES
Share This