Zelensky konfirmon se Ukraina ka dyfishuar zonën e saj të rimarrë gjatë kundër-ofensivës së fundit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se forcat e tij kanë rimarrë mbi dymijë kilometra katrorë në një kundërofensivë të shpejtë në Ukrainën lindore.

Përditësimi i tij i fundit, nëse konfirmohet, do të thotë se forcat e Kievit kanë dyfishuar fitimet e tyre në pak më shumë se 24 orë.

Përparimi i shpejtë i Ukrainës bëri që trupat të hynë në qytetet kryesore Izyum dhe Kupiansk të shtunën.

Por zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar kanë paralajmëruar se luftimet kanë vazhduar jashtë këtyre qyteteve.

Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi tërheqjen e forcave të saj, e cila tha se do t’i lejonte forcat e saj “të rigrupohen” në territorin e mbajtur nga separatistët e mbështetur nga Moska.

Ministria konfirmoi gjithashtu tërheqjen e trupave nga një qytet i tretë kyç, Balaklya, në mënyrë që të “forcojë përpjekjet” në frontin e Donetsk. Forcat ukrainase hynë në qytet të premten.

Ndërkohë, kreu i administratës së instaluar nga Rusia në rajonin e Kharkiv rekomandoi që njerëzit e saj të evakuoheshin në Rusi “për të shpëtuar jetë”.

Pamjet e paverifikuara në mediat sociale duket se tregojnë radhë të gjata trafiku të krijuar në pikat kufitare.

Ritmi i kundërsulmit jo vetëm që i ka zënë në befasi rusët, por ka befasuar edhe disa ukrainas.

Por rusët ende mbajnë rreth një të pestën e vendit dhe pak e imagjinojnë një fund të shpejtë të luftës.

Përparimet e Ukrainës – nëse mbahen – do të ishin ndryshimet më të rëndësishme të vijës së frontit që kur Rusia u tërhoq nga zonat përreth Kievit në prill.

CATEGORIES
Share This