Zelensky tregon se çfarë po ndodh brenda territorit rus me forcat ukrainase

Zelensky tregon se çfarë po ndodh brenda territorit rus me forcat ukrainase

Forcat ukrainase po forcojnë pozicionet e tyre në rajonin Kursk të Rusisë, tha Volodymyr Zelensky, duke cituar një raport nga komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës.

Raporti shtoi se trupat e Kievit kishin zgjeruar “zonën e stabilizuar”, e cila dukej se i referohej zonave të rajonit të Kurskut që aktualisht pretendohet të jetë nën kontrollin e Ukrainës.

Presidenti ukrainas falënderoi gjithashtu trupat dhe komandantët për arrestimin e personelit ushtarak rus, gjë që tha se do të përshpejtonte lirimin e trupave dhe civilëve ukrainas të mbajtur nga Rusia, raporton thetelegraph.

Zelensky tha gjithashtu se situata në Pokrovsk dhe Toretsk në rajonin Donetsk të Ukrainës ishte “nën kontroll” pavarësisht dhjetëra sulmeve ruse mbi vendbanimet gjatë 24 orëve të fundit.

Autoritetet ukrainase të premten u kërkuan civilëve që të përshpejtojnë evakuimin e tyre nga Povkrovsk, pasi ushtria ruse po mbyllej me shpejtësi në qytet.

Ndryshe, Rusia deri më tani nuk po mund t’i përgjigjet këtij sulmi befasues brenda territorit të saj./Telegrafi

CATEGORIES
Share This