Zjarr i frikshëm përfshin një nga rrokaqiejt më të mëdhënjë në Stamboll (Video)

Një zjarr ka përfshirë një kullë të madhe në Turqi, teksa pamje të tmerrshme që dalin nga flakët, janë shpërndarë ne mediat e huaja.

Pamjet nga incidenti tregojnë një skenë të tmerrshme ku tymi del nga ndërtesa, ndërsa flakët djegin lartësinë e kullës.

Zjarri ka rënë në një banesë 24-katëshe në Fikirtepe Mahallesi Rüzgar Sokak. Zjarri, i cili ka rënë në katin e parë, ka mbërritur në katin e fundit të pallatit përmes mureve brenda një kohe të shkurtër. Me njoftimin e situatës, në vendngjarje janë nisur zjarrfikëset. Banorët e ndërtesës u evakuuan ndërsa ekipet iu përgjigjën zjarrit. Ekuipazhet vazhdojnë t’i përgjigjen zjarrit.

CATEGORIES
Share This