![42-vjeçarja në Shqipëri e futi në qese foshnjën e sapolindur dhe e hodhi në lumë 42-vjeçarja në Shqipëri e futi në qese foshnjën e sapolindur dhe e hodhi në lumë](https://lajmionline.net/wp-content/uploads/2024/03/Fosnjaa.jpg)
42-vjeçarja në Shqipëri e futi në qese foshnjën e sapolindur dhe e hodhi në lumë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krujë këtë të hënë, ku një nënë 42-vjeçare hodhi në bregun e lumit të Tapizës foshnjën e saj të sapolindur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krujë këtë të hënë, ku një nënë 42-vjeçare hodhi në bregun e lumit të Tapizës foshnjën e saj të sapolindur.
Sipas policisë, rreth orëve të mëngjesit dyshohet se gruaja 42-vjeçare pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se e ka lindur të vdekur, e ka futur trupin e foshnjës në qese dhe e ka hedhur në lumë, raporton topchanel.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen, banuese në Tapizë, për veprën penale ‘Vrasja e foshnjes’”.