Abakarov bëhet me shtëpi pasi u shpall kampion bote, ia dhuron Bashkia në shenjë falënderimi

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i ka dhuruar mundësit çeçen, i cili garon për ngjyrat kuqezi dhe së fundmi u shpall kampion bote, Zelimkhan Abakarov, një apartament, në shenjë falënderimi nga kryeqyteti, për arritjen e madhe sportive dhe për ngritjen e flamurit shqiptar në Beograd, gjatë kampionatit botëror të mundjes.

Përftues ka qenë edhe mundësi tjetër, Islam Dudaev, i cili pavarësisht se nuk u shpall kampion bote, e ka mbajtur nivelin e lartë dhe garimin dinjitoz të Shqipërisë në botëror.

Abakarov, është bërë kështu pronar i një banese 2+1, teksa Dudaev, i një banese 1+1.

“Ky gjest simbolik i ka ngrohur zemrat jo vetëm kampionëve tanë, por të gjithë sportistëve që duan të bëhen kampionë sepse ata tashmë shohin një dritë vlerësimi për të gjithë mundin dhe lodhjen që secili prej sportistëve lë në sportin e tij”.

Kështu shkruhet në faqen zyrtare të Federatës së Mundjes, duke përmendur takimin e Veliajt me dy mundësit dhe respektin që i është bërë atyre nga strukturat lokale kryeqytetase.

CATEGORIES
Share This