Urdhri për rekrutim, 260 mijë rusë u larguan në 5 ditë, dislokohet ushtria në kufi

Qindra ushtarë rusë janë vendosur pranë kufirit me Gjeorgjinë, në një përpjekje të Kremlinit për të shuar zërat se mijëra njerëz po largohen nga vendi pas shpalljes së mobilizimit të pjesshëm nga presidenti Putin.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale shihen ushtarët rusë të vendosur në qytetin e Chmi, në autostradën kryesore që lidh Gjeorgjinë me Osetinë e Jugut teksa kontrollojnë makinat në drejtim të pikës së kalimit kufitar.

Një burim i pakonfirmuar nga shërbimet sekrete ruse bën me dije se qëllimi i dislokimit të trupave është pikërisht që burrat të mos shmangin thirrjen nën armë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov më herët mohoi zërat se një vendim për shpalljen e ligjit të luftës dhe mbylljen e kufirit do të merret së shpejti.

CATEGORIES
Share This