Aktori i “Stupcave” i pari shqiptar në Netflix, ja për çfarë projekti bëhet fjalë!

Aktori i njohur i grupit humoristik, “Stupcat”, Mensur Safqiu së shpejti do të bëhet pjesë e platformës Netflix.

“Prive” ka treguar se ai do të luajë rolin e një profesori rus në një serial turk “Kafka e nxehtë” në të cilin flitet për botën apokaliptike të bërë rrëmujë nga një sëmundje e cila përhapet nga mendja në mendje.

Prodhimi do të vijë në vjeshtë dhe do të jetë pjesë e platformës Netflix.

Aktori do të jetë I pari aktor shqiptar i cili arrin të bëhet pjesë e një platforme të tillë.

Ndryshe Mensur Safqiu famën dhe popullaritetin e mori falë roleve të tij me grupin “Stupcat” ndërsa së fundmi është njoftuar se aktorët janë ndarë nga projekti i përbashkët për të vazhduar me projekte të tyre vetanake.

 

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus ( )