Arbana Osmani: Big Brother VIP 2 mund të nis në dhjetor

Arbana Osmani: Big Brother VIP 2 mund të nis në dhjetor

Big Brother VIP ka qenë një nga programet televizive që ka bërë bujë të madhe për disa muaj me radhë.

Shtëpia më e famshme në Shqipëri pati një edicion të suksesshëm, me befasi të shumta e personazhe të njohur të showbizit dhe jo vetëm.

Për edicionin e dytë pati aludime të shumta se kur do të nisë, ndërkohë që nuk ishte thënë ndonjë datë e saktë.

Arbana Osmani (Foto: Telegrafi)

Prezantuesja e këtij spektakli, Arbana Osmani, në një deklaratë dhënë për Telegrafin zbuloi pak më shumë rreth këtij formati.

Ajo tha se pritet të nis së shpejti, por që mund të jetë edhe përgjatë muajit dhjetor.

“Big Brother VIP do të nisë shumë shpejt. Nuk ju them dot më shumë për momentin se e kemi shumë surprizë nisjen”, tha ajo.

Arbana Osmani (Foto: Telegrafi)

“Mund të jetë në dhjetor, mund të jetë”, tha në vazhdim Osmani.

Krahas kësaj, nuk është zbuluar ndonjë figurë e famshme që mund të jetë pjesë e këtij edicioni, e që mendohet se gjithçka do të jetë befasi për publikun./Telegrafi

🗣️ Arbana Osmani tregon se kur mund të nis edicioni i dytë i Big Brother VIP 📺 #Telegrafi #BigBrotherVIPAlbania ♬ original sound – Telegrafi.com

 

CATEGORIES
Share This