Bad News Eagles e fillon me humbje ndeshjen e parë të ‘Legends Stage’ në Brazil

Bad News Eagles e fillon me humbje ndeshjen e parë të ‘Legends Stage’ në Brazil

Ekipi shqiptar Bad News Eagles eshte mposhtur nga ekipi Spirit në ndeshjen e tyre të parë të fazës ‘Legends Stage’ në turneun Major i cili po mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit.

Bad News Eagles e nisën mirë në pjesën e parë të mapit ‘Ancient’ duke qenë në epërsi me rezultat 8-7, por nuk arritën që të mbajnë eperesinë edhe në pjesën e dytë ku nuk arritën të fitojnë asnjë raund.

Ndeshja përfundoi me rezultat 16-8 në të mirë të ekipit Spirit, të cilët tani mbajnë serinë e ndeshjeve 1-0 (një fitore, asnjë humbje).

Tani Bad News Eagles pas kësaj humbje do të presë kundërshtarin i cili po ashtu ka rekord të ndeshjeve 0-1 (një fitore, asnjë humbje), dhe shpresa për të kaluar në fazën tjetër mbetet ende gjallë. /Telegrafi

CATEGORIES
Share This