Befasojnë miqt! Lavrov akuzoi Serbinë se po mban anën e Ukrainës, zv. kryeministrja serbe kritika për të!

Zëvendëskryeministrja serbe Zorana Mihajoviq ka kritikuar shefin e diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, pasi ky i fundit ka thënë se Serbia duke mos vendosur sanksione ndaj Rusisë është duke mbështetur sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Mihajloviq ka thënë se një deklaratë e tillë nuk është miqësore dhe se e “komplikon edhe më tej pozicionin e Serbisë”, shkruan Danas.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Beta, Mihajloviq ka thënë se përpjekja e Lavrovit për të treguar se Serbia mbështet sulmin ndaj Ukrainës, edhe pse votoi për rezolutën e OKB-së që dënon pushtimin, e vendos Serbinë në një pozitë shtesë të pakëndshme.

“Serbia është nën presion dhe një shtet mik duhet të jetë vërtet i tillë dhe jo të na bëjë pozitën edhe më të vështirë”, ka thënë ajo.

Gjatë vizitës së javës së kaluar të ministrit të Brendshëm serb Aleksandar Vulin në Rusi, Lavrov ka deklaruar se Moska dhe Beogradi janë të “përkushtuar vazhdimisht ndaj parimeve të pandashmërisë dhe sigurisë së barabartë të të gjitha shteteve, si në Ballkan ashtu edhe në situatën e provokuar nga Perëndimi në Ukrainë”

Mihajloviq në reagimin e saj për një deklaratë të tillë, ka thënë se “në rrethana të ndryshuara gjeopolitike, çdo kush do të dëshironte që Serbia të ishte në anën e tyre, por Serbia ka anën e vetë”.

Këto deklarime të Mihajloviq vijnë pak ditë pasi Aleksander Vucic ka vendosur që ta bëjë Ivica Daçiqin koordinator të shërbimeve sekrete në Serbi. Siç raporton Demostat, një lëvizje e tillë e Vuçiq ka nënkuptuar eliminimin nga loja të Nebojsha Stefanoviqit dhe Aleksander Vulinit.

Sipas bashkëpunëtorëve të Danas, një lëvizje e tillë e presidentit serb tregon se Vuçiq iu beson më shumë njerëzve të partisë që i ka në koalicion sesa atyre të partisë së vetë.

Nga Demostat përveç tjerash thuhet se Vuçiq përmes një lëvizje të tillë e ka hequr qafe Aleksander Vulinin, meqë sjelljet e këtij të fundit nuk po priten fare mirë në elektorat dhe pakënaqësia vetëm sa po shkon dhe po rritet. Demostat paralajmëron se mbijetesa e Vulin në qeverinë e Serbisë është vënë në pikëpyetje,.

Ka mundësi, siç shtojnë Demostat, që Vulin të dërgohet në shërbimin diplomatik, ndoshta në Kinë, “larg syve, larg zemrës”.

CATEGORIES
Share This