Tronditet merkatoja, CR7 mund të përfundojë te Milani në minutat e fundit
Gjithçka varet nga Chelsea dhe Rafael Leaos. Manchester Evening News raporton se Cristiano Ronaldo mund të ketë një shans të fundit për t’u larguar nga Manchester këtë verë.
Por gjithçka varet nga largimi i Rafael Leaos.
Sulmuesi 23-vjeçar është në bisedime me Chelsean dhe nëse arrihet një marrëveshje, Milani thuhet se mund t’i drejtohet Ronaldos.
Kujtojmë se më herët agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes, i ofroi superyllit 37-vjeçar klubeve pjesëmarrëse në Champions League. Por të gjithë e refuzuan mundësinë për të nënshkruar me portugezin./abcnews.al