Berisha thotë se Rama është vasal i Erdoganit! Ka ndërtuar një xhami dhe kërkon të sundojë një Shqipëri
Kreu i PD, Sali Berisha, ka organizuar këtë pasdite një takim me prindër dhe mësues të kopshtit ‘Zubeyde Hanim. Berisha shprehet se kryeministri Edi Rama pranon që Shqipëria të trajtohet si një vend vasal i Ankarasë ndërsa shtoi më tej se Erdogan s’mund të sundojë në vendin tonë vetëm sepse ka ndërtuar një xhami.
Sali Berisha u shpreh se kolegji ‘Mehmet Akif’ ka nxënësit në universitet me të mira të botës dhe ekselenca, i ka pedagogë në universitetet më të graduara në SHBA, ndërsa kryeministri Edi Rama i vë drynin.
“Dikush mund të pyesë se pse ky po merret tani me presidentin e Turqisë. Jo, merrem dhe do të merrem sepse dua që këta fëmijë të jenë zotër të vendit të tyre dhe vendimet për ta të mos i marrë Turqia, askërkush, ti marrin shqiptarët. Sigurisht kjo është rruga.
Nuk është rruga të trajtohesh sikur je një provincë e Ankarasë, apo Anadollit dhe të të mbyllin kopshtin. Marrëdhëniet në rangun personal Erdogan-Rama janë jashtëzakonisht problematike, ai punon për pushtetin e Edi Ramës, por shkel të gjitha rregullat, sepse Edi Rama pranon që vendi të trajtohet si një vend vasal i Ankarasë, por kështu nuk ndërtohet partneriteti, miqësia. Çdo vend ka interesat e tij ndaj një vendi tjetër, por janë brenda të gjitha akteve.
Por çfarë marrëveshje ka mes Shqipërisë dhe Turqisë që të mbyllen kopshtet e fëmijëve, shkollat. Nga më të shkëlqyerat. Kolegji ‘Mehmet Akif’ i ka nxënësit në universitet me të mira të botës. Ekselenca, i ka pedagogë në universitetet më të graduara në SHBA dhe ky merr i ve drynin. Pse, sepse ai tjetri atje e konsideron Shqipërinë si një provincë të Turqisë.
Unë jam shumë i revoltuar dhe ju garantoj se do të jem një zë i fuqishëm në mbrojtje tuaj. E gjithë Shqipëria është me ju.
Kjo që ka ndodhur është në shkeljen më flagrante të të drejtave të fëmijëve, të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut që ne jemi firmëtarë.
Do të shikohet mundësia e padisë së tij, në të gjitha gjykatat. Ky është akt terrorist ndaj fëmijëve, që e ushtron Edi Rama me urdhër të padronit të tij. Kjo është e vërteta.
Kur arrin dhe merr një vendim për të ua mbyllur kopshtin 250 fëmijëve, prisni ju se çfarë do të ndodhë me Komunitetin Mysliman. Por unë këtë e quaj më të rëndësishme, këtë të kopshtit e quaj të papranueshme. Është akt terrorist psikologjik ndaj fëmijëve.
Ka ndërtuar një xhami dhe kërkon të sundojë një Shqipëri. Jo more zotëri, atë xhami do të ja paguajmë një për një. Nuk mund të sundohet Shqipëria se ndërton një xhami.”-tha Berisha.