Borell: “Në europë nuk e besuam se lufta në Ukrainë po vinte, amerikanet na paralajmruan ‘ata do të sulmojnë’…”

Përfaqësuesi i lartë e BE-së për punë të jashtme dhe çështje të sigurisë, në fjalimin e tij të fundit ka thënë disa të verteta tronditëse që tregojnë se sa e dobët dhe sa e pa përgatitur ka qenë Europa karshi sulmit të mundshëm rus në Ukrainë dhe se si ishte e pozicionuar keq në raportet e saj gjeopolitike sa I përket rapoteve të saj me Rusinë.

Në dekaratën e tij të gjatë të dhënë për situatën aktuale në Ukrainë ai u shpreh:

“Unë mendoj se ne europianet po përmballemi me një situate në të cilën po vuajmë pasojat e një procesi që ka zgjatur me vite, e ku kemi ndarë burimet e mirëqenjës tonë nga ato të sigurisë tone. Mirëqenja jonë ka qenë e bazuar në energjinë e lire që vinte nga Rusia dhe aksesi tek tregu i madh kinez për importet, eksportet për teknologjinë, për investime dhe për të patur produkte me kosto të lire. Pra prosepriteti ynë u mbeshtet tek energjia ruse dhe tregu kinez. Aksesi me Kinën po bëhët gjithnjë e më i vështirë. Përshtatja do të jetë e ashpër dhe do të krijoj probleme politike. Në anën tjetër kemi deleguar sigurinë tone tek SHBA. Edhe pse bashkëpunimi ynë me administratën Biden është i shkelqyer dhe marrëdhëniet trans-atlantike nuk kanë qenë kurrë kaq të mira sa sot, përfshirë bashkëpunimin me mikun tim Tony Blinken, me të cilin jemi në një raportë fantastik bashkëpunimi dhe veprojmë shumë mirë.

Kush e din se çfarë do të ndodh dy vite me pas, apo edhe në nëntor? Çfarë do kishte ndodhur nëse në vend të Biden do të kishte qenë Trump apo dikush si ai në shtëpinë e bardhë? Cila do të kishte qenë përgijjga jonë në një situatë të tillë?

Në fillim nuk e besuam se lufta po vinte! Më duhet ta thëm, se kur Amerikanet na thonin se “ata do të sulmojnë”, ne këtu në Bruksel nuk ishim gati të besonim këtë. Më kujtohet shumë mirë kur Tony Blinken më telefonoi dhe më tha: do të ndodh këtë fundjavë! Dhe sigurisht dy ditë më vonë në 5 të mengjesit ata nisën të bombardonin Kievin. Ne nuk e besonim se kjo do të ndodhtme dhe nuk e parashikonim se Ukraina do të ishte e gatshme të rezistonte me kaq krenari dhe kaq sukseshëm se ç’po e bën. Ne nuk e parashikonim as kapacitetin e Putinit për të shperthyer në mobilizim masiv dhe për të hapur kërcënimin berthamor.”

CATEGORIES
Share This