Carlo Ancelotti thotë se Modric do ta përfundojë karrierën te Real Madrid

Carlo Ancelotti është shprehur i bindur se Luka Modric do ta rinovojë kontratën me Real Madridin.

Italiani e krahason kroatin me Paolo Malidinin, duke thënë se mesfushori nuk e ka problem të nënshkruajë kontratë të re.

“Modric nuk do të ketë probleme për të rinovuar kontratën – unë e krahasoj atë me Maldinin”, u shpreh tekniku, shkruan lajmi.net.

Kontrata e Modric skadon gjatë këtij viti dhe “Los Blancos” janë duke punuar që rinovimi të jetë sa më i shpejtë.

Kroati është duke luajtur rol thelbësor në mesfushën e madrilienëve, anipse 36-vjeçar.

Ai iu bashku 13-herë fituesve të Champions League në vitin 2012.

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus ( )