Garry Neville për Klopp: Ka bërë punë më të vështirë se Guardiola

arry Neville ka thënë se trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka bërë punë më të vështirë sesa Pep Guardiola.

Sipas Neville, ajo që tekniku gjerman ka bërë është jashtë normales, marrë parasysh situatën në të cilën ishin “Të Kuqtë” atë kohë.

“Unë mendoj se ka bërë punë më të vështirë sesa Pep Guardiola te Manchester City. Të shkon te Liverpool në atë gjendje që ata ishin dhe t’i bësh ata të konkurrojnë me Manchester Cityn është diçka jashtë normales”, u shpreh Neville, transmeton lajmi.net.

Jurgen Klopp edhe te Liverpool në vitin 2015. Gjatë kësaj periudhe, ai arriti ta transformojë këtë skuadër duke e bërë kompetitive në të gjitha frontet.

Me Klopp në krye, Liverpool arriti ta fitojë Premier Leaguen (trofe që i mungonte për shumë vite) dhe Champions League.

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus ( )