Deklaratat e Vuçiqit për Kosovën, reagon Sllovenia

Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë ka ftuar ambasadorin e Serbisë në Lubjanë për intervistë, Zoran Vlatkoviq në shenjë proteste për deklaratën që dha presidenti serb Aleksandar Vuçiq, para pak ditësh në një konferencë në Beograd pas takimit me presidentin slloven Borut Pahor.

Ministria tha se është e befasuar nga deklaratat e Vuçiqit dhe se ka njoftuar edhe një herë autoritetet e Beogradit për qëndrimin e saj ndaj Kosovës, e cila është njohur nga Sllovenia si shtet i pavarur, shkruan N1, transmeton Klankosova.tv.

Vuçiqi gjatë konferencës pyeti gazetarët se si t’ia shpjegojë kombit të tij se Serbia po i vë sanksione Rusisë, e jo Sllovenisë.

“Rusia nuk e ka shkelur integritetin territorial të Serbisë, por Sllovenia e ka shkelur. Dhe ne shohim se kemi marrëdhënie të mira me Slloveninë”, tha Vuçiq, duke theksuar se Sllovenia e ka njohur Kosovën që nga këndvështrimi i Serbisë është shkelje e ligjit ndërkombëtar, Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

CATEGORIES
Share This